XLajme

Mexhiti me banorët e Teneqe Mahallës

Kandidati për kryetar të Çairit Izet Mexhiti ka takuar banorët e Teneqe Mahallës së Çairit. Gjatë bisedave janë bërë kërkesa për më shumë zhvillim për jetë më të mirë.
“Teneqe Mahalla e Çairit na priti ngrohtësisht e miqësisht, ashtu siç dinë vetëm qytetarët e saj. Ky bashkëbisedim ishte një dëshmi se Çairi ka njerëz vizionarë, të cilët kërkojnë zhvillim dhe dinjitet për lagjen e tyre dhe për tërë komunën, ka njoftuar Izet Mexhiti në Fejsbuk.
“Së bashku diskutuam për projektet e realizuara dhe për ato që na presin përpara. Por mbi të gjitha, dëgjuam zërin e qytetarëve, idetë, shqetësimet dhe vizionin e tyre për një Çair që i ngjan energjisë dhe vitalitetit të tyre.
Takime të tilla të drejtpërdrejta janë forca jonë, sepse politika e vërtetë ndërtohet mbi nevojat dhe kërkesat e qytetarëve.
Këto diskutime e forcojnë edhe më shumë vizionin tonë për Çairin: një komunë që ecën me hapin e qytetarëve, që dëgjon, punon dhe ndryshon. Sepse e ardhmja e Çairit ndërtohet këtu, me njerëzit e saj”, shkruan Mexhiti.

Related Articles

Back to top button