XLajme

Osmani nis ditën me fqiun 107 vjeçar, premton kushte për pensionistët

Kandidati për kryetar të Çairit Bujar Osmani ua ka kushtuar ditën e sotme pensionistëve të komunës, që përbëjnë rreth 10 përqind të popullatës, apo rreth 8 mijë qytetarë në total. Osmani ka takuar fqiun e tij 107 vjeçar të cilin e ka siguruar se jetesa për moshën e shtyrë në Çair do të jetë më e mirë.

“Sot ia kam kushtuar ditën pensionistëve të Çairit. Do të takohem me një grup përfaqësuesish të tyre, për t’i dëgjuar dhe për të ndarë vizionin tim për Çairin e ri.
Por këtë ditë nuk mund ta nisja pa vizituar pensionistin e parë të komunës sonë – fqiu ynë 107 vjeç, që me urtësinë e tij na frymëzon të gjithëve”, ka shkruar Osmani në Fejsbuk.

Related Articles

Back to top button