Kandidati për kryetar të Sarajit ka takuar banorët e fshatit Krushopek. Banorët si prioritet kanë thënë se i kanë sallën e sportit dhe transportin publik, ndërsa janë ankuar se janë lënë pas dore nga pushteti i fundit.
“Prioritet e kemi sallën sportive të shkollës. Na rrejnë me vite, nuk është duke u realizu”, deklaroi një banor gjatë takimit.
“Në fshat kemi problem edhe me transportin publik. Unë njëherë e nisa një iniciativë me disa shokë po prej komunës nuk na dhanë përgjigje dhe besoj se brenda katër viteve, në ose dy kërkesa të kryhen në katundin tonë”, deklaroi një banor tjetër.
“Sa i përket sallës së sportit, Qeveria aktuale ka ndarë mjetet për sallën e sportit në vendbanimet Bukoviq dhe Krushopek. Janë paraparë mjetet por janë procedura ligjore që duhet ti shpallë Ministria e Arsimit. Domethënë furnizimi dhe të fillojnë punimet. Ajo veqse mund të llogaritni se është e kryer”, deklaroi Elmazi.



