XLajme

Banorët e Çajlanës i kërkojnë Elmazit rrugë, ujë dhe kanalizim

Mungesa e rrugëve funksionale, ujit të pijshëm dhe kanalizimit janë brengat kryesore të banorëve të fshatit Çajlanë për çka kërkojnë zgjidhje. Gjatë një takimi me kandidatin e VLEN për Sarajin, Muhamed Elmazi, banorët shprehën mllefin e tyre nga siç thanë, injorimi nga pushteti lokal.

“Kryesorja, pika e parë është udha të shtrohet prej këtu deri lartë. Uji, kur të vijë projekti për ujë, për kanalizim, për kanalizim na i marrin paratë ndërsa komuna nuk e ka vendosur. Komuna nuk ka financuar asnjë send në fshatin Çajlanë. Kjo është marre, katastrofë”, deklaroi një banor gjatë takimit.

“Kam qenë BDI, por familjen time, asnjë nuk ma kanë punësuar. Edhe në katund nuk kanë punuar asgjë. Të paktën udhën ta kishin bërë. udha është katastrofë”, thotë banori tjetër i Çajlanës.

Kandidati Elmazi premtoi se do të ketë zgjidhje të cilat do të mundësohen nëpërmjet granteve të ndryshme.

“Do të angazhojmë shtëpi projektuese që do të bëjë projektin prej jashtë dhe do të aplikojmë si në ambasada të huaja, apo të thithim fonde të huaja, apo në Qeveri. Ka mundësi për ti zgjedhur problemet jetike dhe reale që janë të përditshme”, deklaroi Elmazi.

Related Articles

Back to top button