
“Tani do të duhet të bëj situatë që në vend se ti jap 38 000 euro, më detyron që tua shpërndaj 10 personave dhe të sjellë qetësi në shtëpi gjithkund.
Nëse vjen në situatë, ja ty dhe Nikollën ju kam dëshmitarë që gjysmën e atyre parave që do ua kthej juve, duhet të mi kthej Toni.
Nuk ka problem, unë do të marr kredi dhe do ti kthej.
Unë me disa tanë atje lartë kam bërë muhabet, nesër nëse vjen situata unë i thash edhe Filipit, nëse vjen situata që unë të dorëzoj kallëzim penal për ta, Filipin e kam dëshmitar.
Ky muhabet është i kryer. I 15 po vjet, 1 korriku është këtu. Unë, Nikolla dhe Filipi do të shihemi, Bllashko le të dëgjon, do të merremi vesh dhe do të kryhet puna”.
Kjo bisedë mes Bllagoja Korunoskit, Kiro Zatkoskit dhe Filip Dunimagloskit po zgjatë tanimë më shumë se 3 vjet.
E mashtruan, i morën një shumë të madhe të parave dhe po mashtrojnë edhe sot.
“Një ditë nuk do të ndryshojë asgjë në jetë, kurse do të vendos në labirinte më tutje dhe si do të dalë do të tregojë koha.
Propozimi është që mos të turpërohemi të gjithë, fshehe fotografinë këto dy ditë.
02:38- Për atë që ti e ke thënë, që e ke shkruar si mesazh unë për këtë do të mësoj një leksion që do të kushtojë shumë në jetë.
Më kërcënon ti mua tani?
100% të kërcënohem.
Ditën e mirë”, debatojnë Bllagoja Korunoski dhe Filip Dunimagloski.
Kur e panë se më nuk ka loja, ka kallëzim penal dhe tema do të bëhet publike, tentuan të na korruptojnë edhe neve.
“Gjithçka është rregulluar që mos të ketë askush kundër. Një ditë nuk ndryshon asgjë. Të hënën do të jetë. Të thash, në orën 4 nëse nuk rregullohet Furkani le të publikojë.
Do ta qarosim atë.
Ne në Shkup tre herë kemi qenë në Kontrollin e brendshëm.
E di, di gjithçka.
Dy herë kemi qenë edhe tek ministri, tek Pançe.
Nuk është e rëndësishme ajo.
A pajtohesh ti që të ndalohet kallëzimi penal?”
“Bëhej fjalë për një vend pune dhe për banesë sociale nga ana e shokut tim, ish Kryetar i Komunës së Krivogashtanit. Premtimi ishte se ai është i brengosur për familjen tonë dhe se dëshiron të na ndihmojë. Tha që mund të na punësoj dhe mund të marrim banesë sociale nga shteti.
-Ai ju erdhi me ofertë?
Ai erdhi me ofertë, personalisht ai.
Së bashku me vëllain tim, disa dit pasi u pamë tek ai në shtëpi. Në tha që mund të kryej punë për punësim në MPB. Një vend pune për mua, për vëllai dhe për banës sociale.
E gjithë kjo duhet të paguhet dhe na tha se ai ka njerëz që duhet ta kryejnë punën.
-Sa para ju kërkoi në fillim?
Në fillim na kërkoi nga 5000 euro. Më pas disa ditëve kërkoi edhe nga 3000 euro dhe kështu shuma arriti deri më 39 000 euro.
Ne e pamë që nuk do të ketë as punësime e asgjë. Ata na kërcënonin që paratë do ti humbim. Nëse flasim nëpër njerëz, nëse vjen rasti që ti paraqesim ata do të na kthejnë neve dhe familjes tonë me metodat e tyre”, deklaroi Filip Dunimagloski.
Eh, për Toni Zatkoskin besoj keni dëgjuar.
Përveç mashtrimit të disa njerëzve në Krivogashtani, për të ka edhe kallëzim penal keqpërdorim të detyrës zyrtare.
Në periudhën 2013-2016 Komuna e Krivogashtanit, e përfaqësuar nga i paraqituri në cilësinë e Kryetarit të komunës, ka nënshkruar më shumë marrëveshje me kompani private, pompa të benzinës.
E ky tjetri, Bllagoja Korunovski, e luan prijësin fetar dhe bamirësin në TikTok.
“Mirëdita të gjithëve. Siç e paralajmërova dje, kemi të ju themi një informatë që është e lumtur për organizatën humanitare. Posaçërisht për njerëzit që kanë nevojë për veshmbathje, ushqim dhe të gjitha këto punë.
Ekipa, ja siç mund ta shihni edhe sot jemi në aksion pune. Kësaj radhe të ndihmojmë me ushqim për njerëzit që nuk kanë çfarë të hanë”.
I lëmë të gjitha anash… Fundja është patriot.
“Njëri prej bashkëpunëtorëve të tij të ngushtë është i njohur në TikTok, Makedonija BK, Bllagoja Korunoski e ka emrin dhe mbiemrin.
-Si është ai i përzier në këtë punë? E kuptoj se ky ka qenë eprorë i lartë, ka njerëz por ai si?
Ai ka qenë bashkëpunëtor i tij.
A i ke dhënë ti atij para?
Po, në disa raste personalisht Bllagojës ia kam dhënë paratë. I kam dërguar edhe në llogari bankare, diku rreth 470 000 denarë”, deklaroi Filip Dunimagloski.
Filim Dunimagloski e ka paraqitur rastin në prokurorinë për krim të organizuar në Shkup, prej atje lënda është transferuar në Prilep. Tre muaj asgjë konkrete, Filipi nuk i beson prokurorisë andaj vendosi që të flas publikisht për këtë çështje.
“Është e qartë se edhe ti merr një rrezik të caktuar me paraqitjen për shkak se edhe ti ke dhënë para për punësim. -Edhe këtu ka një përgjegjësi ligjore. Pse e bën këtë?
Unë e di se po marrë përgjegjësinë. Unë e di që unë kam dhënë para dhe se jam i përzier.
E gjithë kjo ka ndodhur në një periudhë të shkurtë. Nuk kam pas kohë të konsultohem me miq dhe familjarë. Duke e respektuar familjarin tim, të cilit i kam qenë krah i djathtë për të gjitha punët edhe si Kryetar komune por edhe si eprorë i lartë në ASK. Duke menduar se me të vërtetë dëshiron të na ndihmojë mua dhe familjes time, vendosa ta bëj këtë hap me besim se çfarë do të ndodhë ai do të merr përgjegjësi për mua dhe familjen time”, deklaroi Filip Dunimagloski.



