XLajmeXВести

Bie nga lifti i zbrazët dhe humb jetën, nuk përgjigjet askush(Video)

Në këtë ashensor e gjeti vdekjen 29 vjeçari, Mujadin Murtezani deri sa po punonte në fasadën e kësaj ndërtese në Kisella Vodë.

Dera e ashensorit hapet, por ashensori askund, bie dhe humb jetën.

“Unë e pyeta: Urdhëro, çfarë ndodhi? Sepse ishte në mëngjes, sapo shkoi në punë.
Tha: Ka ndërruar jetë Mujadini.
Ishte një shok për neve dhe për familje. Nuk më besohej.
Me 09.09 2020 ka ndodhur rasti. 5 vjet u bënë.
-Banesa ka qenë e banueshme?
E banueshme ka qenë.
-Fasadën ka qenë duke e rregulluar vëllai i juaj.
Po, fasadën.
-Që i bie se lifti është dashur të jetë funksional edhe për banorët.
Po, ka mundur të ndodhë edhe rast tjetër”, deklaroi Bunjamin Murtezani, vëlla i të ndjerit.

Pesë vjet më vonë, asnjë pasojë juridike për kompaninë që mirëmban ashensorët në këtë ndërtesë e lënda rrezikon të vjetërsohet. Bëhet fjalë kompaninë Euro-lift, Shkup. Kontaktuam me pronarin e ai na tha se duhet të kontaktoni me kompaninë që ka pas tenderin për rregullimin e fasadës.

Gjërat u bënë më simptomatike kur të njëjtin version na thanë edhe prej te avokati të cilin e kishte angazhuar familja Murtezani.

Patëm tre tentime për të marrë përgjigje nga avokati për rastin në fjalë. Dy herë ishim në zyre, herën e tretë biseduam në telefon, por dy javë nuk ju mjaftuan që të na japin përgjigje. Andaj ua adresuam këto pyetje në e-mailin e tyre zyrtar:

“1. Pasi familja Murtezani ju dha autorizim, cilat hapa ligjorë janë ndërmarrë nga ana juaj për të siguruar drejtësi për këtë familje?
2. A keni marrë ndonjë ofertë financiare nga ndonjë kompani e përfshirë në këtë rast, me qëllim që ta zvarrisni apo ta lini të vjetrohet rasti?
3. Pse deri më sot nuk është ngritur asnjë kallëzim penal nga ana juaj dhe nuk është ndërmarrë asnjë veprim tjetër ligjor lidhur me këtë rast?
4. A keni ju ndonjë interes personal që ky rast të vjetërsohet?”

Përgjigje deri më sot nuk morëm, por besojmë që i dimë.
Edhe pse për dy muaj do të kalojnë 5 vjet, ka vetëm një kallëzim penal nga ana e Inspektoratit të punës për kompaninë që ka bërë fasadën. Kallëzimi është sepse punëtori nuk ka qenë i lajmëruar.
Avokati nuk ka dorëzuar asnjë padi.
Pse?
Si duket specialitet i shtëpisë së avokaturës në fjalë është vjetërsimi i lëndëve. Besoj ju kujtohet rastin për të cilin raportuam mbrëmë.

Pas disa ditësh zyra e avokatisë na dërgoi përgjigje në të cilat i mohoi akuzat dhe sa ka bërë gjithçka për interesin e klientit të tij por se Prokuroria është ajo që duhet të vazhdojë hetimin.

Related Articles

Back to top button