XLajme

Komunist me bindje, Putinin dhe Kim Jong Un-in idolë

Kush është përbindëshi që vrau fëmijën 12 vjeçar në Prilep?

63 vjeçari Petar Majoski tronditi Maqedoninë e Veriut me vrasjen e dyfishtë të birit të tij 12 vjeçar dhe nipit 43 vjeçar. Por, kush ishte përbindëshi i Prilepit i cili mori tre jetë?
Meqë rrjetet sociale janë “dokumenti i identifikimit” modern, të analizojmë pak profilin e tij në Fejsbuk.
Gjykuar nga profili i tij, ai duket një komunist i flaktë, i cili idolizon presidentin e Rusisë Vladimir Putin, si dhe liderin e Koresë Jugore Kim Jong Un.

Këto dy figura duket se janë modeli i tij i personit të përsorur, siç edhe shkruan në shumë prej postimeve të tij. Për shembull. Në një prej postimeve të tij ai e quan liderin koreano-jugor si të guximshëm. Ose në një postim tjetër ndan deklaratat e tij për luftë të tretë botërore.

“Koreja e Veriut: “Nuk ka asgjë të përfunduar, dhe asgjë nuk ka filluar ende. Jemi në prag të një lufte botërore, dhe të gjithë duhet të përgatiten.” Kim Jong Un: “Nuk ka mënyrë tjetër për të u marrë me bullizuesit dhe kriminelët globalistë.”
Ka simpati edhe për Iranin.

Vazhdimisht poston foto të cilat lartësojnë liderin iranian dhe shtetin e tij. Por më simpatiku për të duket të jetë presidenti rus Vladimir Putin. Atë e publikon vetëm për deklarata lufte dhe lartësimi të guximit, si dhe në momente kur promovon fuqinë ushtarake.

“Aktualisht në: “Rusia dhe teknologjia e armëve.” Grupi “Kalashnikov” ka prodhuar mitralozët e parë të lehtë RPL-20 me karikator rrip. Ky është mitralozi i parë i këtij lloji, i zhvilluar nga zyra studimore e “Kalashnikov”, duke marrë parasysh rekomandimet e klientëve. Arma vjen me një kapacitet standard prej 100 deri në 200 fishekë”, shkruan në një postim tjetër të publikuar.
Pra, mbetet në fund vetëm gjykimi i thjeshtë. Se kush ka qenë vrasësi i fëmijëve gjatë jetës së tij!

Related Articles

Back to top button