XLajme

Monstra që mat forcën me fëmijë!

Një video e tmerrshme e dhunës së Aleksandar Gjorgjiev nga fshati Draçevë i Shkupit ndaj vajzës katër vjeçare është publikuar nga nëna e saj. Video u bë publike pasi ajo e kishte denoncuar në polici pasi kishte arritur ta filmonte dhunën dhe e ka publikuar pasi ai u vendos në paraburgim.

– Video nga Fb i Venera Gjorgjievskës

Nëna Venera Gjorgjievska ka shpjeguar në postimin e saj në Fejsbuk ka shpërndarë edhe lëndime tejet të rënda që i ka bërë fëmijës më herët, por atëherë nuk ka mundur të dëshmojë se lëndimet ia ka shkaktuar babai.

“A meriton një fëmijë një fëmijëri të tillë?
Pa asnjë shkak, vetëm sepse kanë mendje të sëmurs që nuk mendoj në momentin e duhur, vendosin të tregojnë forcë ndaj fëmijëve
Nëse të rriturit kanë probleme, pse fajin ta kenë fëmijët? Është stres edhe për të tjerët. Janë 3 motra, 3, 4 dhe 9 vjeç.
Ngjarja ndodhi të shtunën në mëngjes, në mbrëmje ishte tashmë në stacion policor, dhe tani në paraburgim.
Dhe prapë unë jam fajtore që kam denoncuar dhe dua t’i mbroj fëmijët.
Fëmijëria është periudha më e bukur dhe dikush t’ua shkatërrojë, nuk mundet.
Fëmija ka lëndime trupore dhe mavijosje në fytyrë, ndërsa të trejat do të kenë trauma të përjetshme…”, ka shkruar Venera Gjorgjievska në Fejsbuk.

“Më 21.06.2025, në orën 21:45 në Shkup, zyrtarët policorë e kanë privuar nga liria A. Gj. (28 vjeç) nga Shkupi, duke vepruar pas një denoncimi paraprak nga bashkëshortja e tij 28-vjeçare, e cila ka raportuar se në banesën familjare në lagjen Draçevë, ai e kishte sulmuar fizikisht vajzën e tyre të mitur”, njoftoi MPB.

Pamjet trishtuese nxitën një lum reagimesh në rrjetet sociale me thirrje për dënim maksimal të dhunuesit.

Në gusht të vitit 2024, Aleksandar Gjorgjievski kishte shkruar një apel për ndihmë për ta gjetur gruan e tij që kishte thënë se është zhdukur pasi i kishte lënë fëmijët në kopsht, me njoftimin e mëvonshëm se gruaja është gjetur shëndosh e mirë. Por, ky do ishte vetëm një rast i zakonshëm nëse nuk do të diheshin detajet e ditëve të fundit për dhunë sistematike.

Related Articles

Back to top button