XLajme

Paguhen për të publikuar lajme për Kinën, 60 mijë tekste të publikuara për kulturën kineze vetëm për një vit

“Një storje për një vend që lidh Shkupin, Ohrin dhe Prilepin me Dalian, Dejang dhe Nançang. Të
dielën, në Telma emsion për e qyteteve të Kinës dhe Maqedonisë”, “Për të përkujtuar reformat demokratike që I dha fund bujkrobërisë feudale 65 vjet më parë në kryeqendrën Laza banorët nga gjitha zonat të veshur me kosttume festive u blodhën në sheshin”, “Kina do të jetë ekonomia nr.1 deri në vitin 2023”.

Këto janë vetëm një pjesë e lajmeve dhe storjeve të plasuara në mediat e Maqedonisë së Veriut. Por
pse pikërisht disa media publikojnë për Kinën edhe atë me nuanca të propagandës, gjegjësisht
promovimit të kulturës kineze. A janë storje të bazuara me fakte apo vetëm storje të “porositura”?
Për këtë detaje ndiqni storjen e plotë në vazhdim.

Ana Kërstinovska kryetare e organizatës “Estima” e cila prej vitti 2016 merret me ndikimin e Kinës në Maqedoninë e Veriut.

“Në masë të madhe ekzistojnë narrative të cilët paraqesin storje të zbukuruar apo “storje rozë” për
Kinën pasi që janë të bazuara në narrative të cilët janë të plasuara nga ana e qeverisë kineze, partisë
komuniste kineze,media shtetërore kineze, që do të thotë se bëhet fjalë në masë të madhe për propagandë. Nuk kemi përmbajtje objektive, pothuajse kurrë nuk kemi përmbajtje kritike ndaj Kinës”, thotë Ana Kërstinovska kryetare e organizatës “Estima”.

Duke marrë parasysh se mediat kineze cenzurohen dhe janë nën kontroll të rreptë shtetërore kjo
aludon që të gjitha lajmet dhe informaciuonet që vijnë nga mediat kineze të perceptohen me rezervë. Dilema për këtë kanë edhe qytetarët e Maqedonisë së Veriut tregojnë anketat.

Ndërsa anketa e Institutit internacional Republikan thotë se në vitin 2017 52% e qytetarëve të Maqedonisë së Veriut janë deklaruar se duhet të bashkëpunojmë me Kinën për realizimin e interesave të shtetit ndërsa në vitin 2023 – përqindja është rritur në 65. Si duket propaganda po ecën mirë?

Në raportet e dy organizatave “Estima” dhe Info Qendër mediat të cilat përmenden se po shpërndajnë përmbajtje të Kinës janë
gazeta “Nova Makedonija”, televizioni nacional Tellma, portali faktor, antropoll dhe portale të tjera që i marrin përmbajtjet “copy- paste”.

“Në qoftë se keni një kompani që është e lidhur me një media ose që paguan reklamat komericale në atë media, është shumë logjike që ajo media të ketë një politikë redaktuese pozitive ndaj Kinës. Dhe për të publikojë përmbajtje që portretizojnë Kinën në një mënyrë pozitive që nuk do të jetë përmbajtje kritike ose nuk do të përfaqësojë realitetin kur bëhet fjalë për Kinën, shton Kërstinovska.

Prej 1 janar 2020 deri në dhjetor të vitit 2023 në time.mk janë plasuar mbi 20 mijë përmbajtje të lidhura me Kinën. Vetëm në vitin 2023 janë postuar mbi 6 mijë tekste të cilët janë tekste të marra nga agjensitë mediatike kineze siç janë “Ksihua”, “china daily”, global times, fox neës. Shumica e përmbajtjeve janë manipulative dhe propaganduse dhe pa autor ku kryesisht në potencohet fuqia ekonomike dhe
teknologjike e Kinës. Këtë ka treguar hulumtimi i organizatës Info centar.

“Mund të na ndodhë, mendoj se tashmë po na ndodh, që gazetaria të zëvendësohet tërësisht me propagandë. Dhe këtu është manipulimi më i madh, qytetarët mendojnë se po marrin informacione, fakte, por në fakt po marrin propagandë, informacione të paverifikuara, madje edhe informacione të pasakta”.

Sipas kodit etik për punën e gazetarëve dhe mediave ekziston obligim që gjatë transmetimit të përmbajtjeve duhet të shënojë se janë të porositura apo të paguara.

“Në qoftë se bëhet fjalë për një tekst që është porositur, paguar ose në një farë mënyre është reklamë apo promovim, sigurisht që duhet të njoftohet në fillim, në fund apo në mes ashtu siç vendos media”, thotë Biljana Bejkova nga OJQ Info Qendër.

Edhe pse kërkuam disa herë prononcim nga Ambasada e Kinës dhe ambasadorit në Maqedoninë e Veriut ata vendosën të heshtin. Nuk dhanë asnjë përgjigje se sa para japin mediave për të plasuar tekste të cilat paguhen nga Ambasada e Kinës. Sipas informacioneve tona ndahen shuma të mëdha për të përcjellur lajme pozitive për Kinën.

Related Articles

Back to top button