
Ka një muaj që mungon një kallashnikov në stacionin policor në Karposh ku gjatë kontrollit është konstatuar se mungon një armë zjarri, bëjnë të ditur burime për Portalix. Edhe Ministria e Punëve të Brendshme ka konfirmuar se arma e zjarrit është zhdukur që nga 19 qershori, por ende nuk ka përgjigje se kush dhe si e ka marrë kalshnikovin.
“Po merren masa për zbardhjen e plotë të rastit”, thonë nga MPB për PortaliX.