XLajmeXStory

Kompania Top Bild kërkon të defokusojë duke sulmuar PortaliX

Banorët dhe afaristët protestojnë, dokumentet në tavolinë, prokuroria në gjumë

Pas publikimit të Portalix për ndërtimin e stacionit të asfaltit në Vizbeg dhe parregullsitë të cilët janë bërë gjatë ndërtimit të rrugës në fshatin Pobozhje, reaguan nga Kompania Top Bild.
Top Bild e cila po kërkon që të ndërtojë bazë asfalti në afërsi të bizneseve hotelerike, qendre për dializë dhe vendbanimeve thotë që dikush dëshiron tua njëllos emrin.

“TOP BILD po i pengon dikujt sepse është kompani që investon pa ndalë në teknologji të reja në përputhshmëri me standardet e rrepta të BE-së.

Përpos se kualiteti i asfalt është diskutabil dhe askund nuk mund ta gjejmë rugën 2a, 2b dhe 2v në ofertën që e keni nënshkruar keni vendosur çmimin 70 denarë për metër katrorë për vendosjen e bankinave.

Ku janë bankinat?
Mbi 120 000 denarë qytetarët kanë paguar vetëm për bankina.
Për rrugën 2a që sipas dokumentacionit të dorëzuar nga vet kompania është e gjatë 342.38 metra, 30 785 euro.
Për rrugën 2b që është 130 metra e gjatë, qytetarët kanë paguar 11 427 euro.
Për rrugën 2v që është e gjatë 105.85 metra, qytetarët kanë paguar 10 004 euro.
Për rrugën 5 dhe 7 që janë të gjata 193.35 metra qytetarët kanë paguar 20 021 euro… E kështu me radhë.

PortaliX nuk pohon se puna është e shtrenjtë apo e lirë, por thjeshtë hapi dilema se a mund që bashkëpunimi i Top Bild me komunën e Çuçer Sandevës të ketë ndikuar që kompania të marrë lejen për ndërtim.

Storjen e plotë mund ta ndiqni në video-xhirimin.

Related Articles

Back to top button