XLajme

BDI kërkon përgjegjësi, VLEN: Moment historik, për herë të parë investimet po shkojnë drejt Kosovës dhe Shqipërisë

Bashkimi Demokratik për Integrim ka kërkuar hetime urgjente nga Prokuroria Publike ndaj drejtorit të përgjithshëm të MEPSO-s, Burim Latifi, pas publikimit të storjes nga PortaliX.

Sipas BDI-së, dëmshpërblimi prej 6.5 milionë eurosh që shteti duhet t’i paguajë kompanisë nga Bosnja dhe Hercegovina, “Energoinvest”, është pasojë e drejtpërdrejtë e vendimeve të drejtorit.

BDI i kërkon Prokurorisë Publike nisjen e menjëhershme të hetimeve penale ndaj Latifit për keqpërdorim të detyrës zyrtare dhe dëmtim të buxhetit shtetëror. Gjithashtu, kërkon auditim të plotë të të gjitha kontratave të nënshkruara gjatë mandatit të tij dhe pezullimin e menjëhershëm të marrëveshjes me “ELNOS BL” deri në sqarimin e plotë të rrethanave“, kërkohet në reagim.

BDI, përfshirjen e kompanive të afërta me Milorad Dodik dhe Aleksandar Vuçiç e ka konsideruar rrezik për interesin publik dhe sigurinë energjetike të një shteti anëtar të NATO-s.

Në një kundërreagim, VLEN ka akuzuar BDI-në për dezinformata dhe konstruksione politike, duke e fajësuar për bllokimin e projektit.

Projekti që sot po kritikohet ishte në një gjendje pothuajse tërësisht të bllokuar, me vetëm 4% realizim gjatë një periudhe prej katër vitesh. Kur VLEN mori përgjegjësinë, kontrata tashmë kishte skaduar, pa kushte reale për vazhdimin e saj dhe pa asnjë aktivitet ndërtimor në terren. Sipas tyre, Bashkimi Demokratik për Integrim duhet të mbajë përgjegjësi për, siç thuhet, keqpërdorime dhe pengim të projektit“, thuhet në reagim.

VLEN gjithashtu thekson se kjo është një marrëveshje historike, pasi për herë të parë pas 20 vitesh investimet janë orientuar drejt Shqipërisë dhe Kosovës.


Related Articles

Back to top button