
Kandidati për kryetar të Sarajit nga radhët e VLEN-it, Muhamet Elmazi, nëpërmjet një videoje në rrjete sociale, ka prezantuar projektin për shndërrimin e rrugës kryesore të Sarajit, në bulevard me nga dy korsi për vetura dhe dy korsi për biçikleta.
“Po shëndërrojmë ëndërrat në realitet!
Bulevardi “Dardania” me 4 korsi për vetura, 2 korsi për biçikleta, me mjedis të pastërt dhe gjelbërim. Për Sarajin tonë gjithmonë I’A VLEN!”, shkruan Elmazi.



