Lokal

Shkodran Alili: Koha e premtimeve të rreme, pa përgjegjësi, në Kërçovë ka përfunduar!

Kandidati i pavarur për kryetar të Kërçovës, Shkodran Alili ka njoftuar prioritetet e tij, ndërkaq edhe pse fjalimin e radhës duhej ta bënte për t’i shpalosur premtimet e noterizuara, ai ndaloi në presionin që po i bëhet, siç thotë, nga partia në pushtet VMRO-DPMNE-ja.

“Fjalimi im ishte planifikuar për të paraqitur projektet nga programi im,
për të cilat kam nënshkruar deklaratë tek noteri,
me të cilën marr përgjegjësi të plotë se do të realizohen gjatë mandatit tim të parë.
Por, për fat të keq, për shkak të veprimeve destruktive të pushtetit të VMRO-së në krye me Kristian Mickoskin.
Fillimin e këtij fjalimi do të duhet ta kushtoj më parë për t’ju informuar mbi presionet që tashmë çdo ditë ushtrohen drejtpërdrejt mbi qytetarët, e sidomos mbi anëtarët e ekipit tim që janë pjesë e fushatës.
Këto presione dhe sjellja e pushtetit aktual nuk do të na trembin dhe as do të na lëkundin.
Përkundrazi, na japin edhe më shumë motivim të luftojmë për ta çliruar qytetin nga klika që pushtetin po e përdor për përfitime personale, ku e gjithë kjo ndodh në kurriz të qytetarëve.
Numri i madh i të rinjve në migrim, punësimet familjare e selektive, kujdesi i dobët shëndetësor në të cilin jetojnë banorët e Kërçovës, janë pasqyrimi i ushtrimit të pushtetit në mënyrë nacionaliste dhe jo profesionale.
Të nderuar qytetarë këtu në vendlindje, në mërgim dhe kudo që jeni…
Mbështetja e madhe që po marrim unë dhe ekipi im nga ju,
si në fshatra ashtu edhe në qytet, i ka frikësuar kundërshtarët politikë, të cilët nuk kanë më çfarë t’ju ofrojnë kërçovarëve, përveç gënjeshtrave dhe programeve të vjetra që çdo zgjedhje i premtojnë, por nuk i realizojnë.
Marrja e përgjegjësisë ligjore përmes notarizimit të projekteve të premtuara, si një standard i ri në veprimtarinë politike e cila po ndodh për herë të parë në shtet, i ka shqetësuar elitat politike që nuk patën vullnet ta ndërtonin spitalin për 16 vite në pushtet me mbeshtetje të plotë qeveritare dhe financiare ku edhe ndaheshin milijona euro dy herë ne vitë për spitalin e pa përfunduar.
Koha e premtimeve të rreme, pa përgjegjësi, në Kërçovë ka përfunduar!
Askush nuk do të më pengoj të ndërtoj spitalin e ri në kërçovë që në dy vitet e para të mandatit, spital për të cilin kemi gati projektin, planin e detajuar jurik dhe burimet financiare.
Njëkohësisht do ta zgjidhim problemin e qenve endacakë për më pak se një muaj përmes ndërtimit të një stacionari modern për trajtim të denjë.
Me fillimin e mandatit do të nisë edhe projekti për ndërtimin e një shtëpie moderne për personat e moshuar.
në ditët në vijim do të vazhdojmë me paraqitjen e projekteve të tjera nga
master programi. “Kërçova 2025–2029”, në të cilin janë përfshirë të gjitha kategoritë e qytetarëve.
U jam mirënjohës të gjithëve (vendos dorën te zemra) për mbështetjen e deritanishme që çdo ditë po shtohet dhe ju përgëzoj për GUXIMIN dhe VENDOSMËRINË që tregoni për të qëndruar deri në fitoren përfundimtare.
ZOTËRINJ POLITIKANË, KOHA JUAJ KA PËRFUNDUAR!
Kërçova është gati!”, tha Alili.

Related Articles

Back to top button