XLajme

Akuzat për keqtrajtim të policëve nga komandanti në stacionin policor Çair

Sipas shënimit zyrtar të dorëzuar në Kontrollin e Brendshëm të Policisë, komandanti i Stacionit Policor – Çair, në gjendje të alkoolizuar, ka dalë në terren, ku në mes të rrugës ka ofenduar dhe sharë policët. Më pas, u ka urdhëruar që të kthehen në stacionin policor.

Kësaj radhe, viktima ishin dy policë në stacionin policor të Çairit.

Sipas shënimit zyrtar të dorëzuar në Kontrollin e Brendshëm të Policisë, komandanti i Stacionit Policor – Çair, në gjendje të alkoolizuar, ka dalë në terren, ku në mes të rrugës ka ofenduar dhe sharë policët. Më pas, u ka urdhëruar që të kthehen në stacionin policor.

Pasi ata kanë ardhur në stacion, ai iu është drejtuar me fjalët: “Mu largoni prej para syve!”

Rasti është raportuar në Kontrollin e Brendshëm në orën 14:00, ndërsa personat zyrtarë nga Kontrolli i Brendshëm kanë mbërritur në stacion në orën 18:00.

Komandantit i është bërë alkool-testi pas 4 orëve dhe në mungesë të prezencës së personave që kanë paraqitur rastin, dhe rezultati ka treguar se ai nuk ishte i dehur në atë moment në vendin e punës.

Policët, në shënimin e tyre zyrtar, shkruajnë se kanë informacion të saktë se komandanti ka qenë në një restorant nga ora 09:30 deri në orën 11:40.

Related Articles

Back to top button