XLajme

MPB po heton rastin e të riut i cili u rrah nga policia

Pas publikimit në PortaliX se Artan Muça, nga lagjja e Shuto Orizares në Shkup, është rrahur nga policia, Ministria e Punëve të Brendshme informoi se ankesa është dërguar në Departamentin për Kontroll të Brendshëm, Hetime Kriminalistike dhe Standarde Profesionale për veprime të mëtejshme. Shërbimet nga ky departament po verifikojnë faktet rreth incidentit.

“Policët nga Stacioni Policor Çair në Shkup kanë marrë procesverbal nga ankesa e personit Artan Muça dhe e kanë dorëzuar në Departamentin për kontroll të brendshëm, hetime kriminale dhe standarde profesionale për veprime të mëtutjeshme”, thonë nga MPB.

Në lidhje me pyetjen nëse Muça ishte objekt i një hetimi ose nëse kishte penguar policiët gjatë kryerjes së detyrave të tyre, MPB u përgjigj se po punon për këtë çështje dhe pas përcaktimit të gjendjes faktike do të vijojë një njoftim i mëtejshëm.

Artan Muça rrëfeu se si është rrahur nga policët pa arsye , ndërsa dëshmitarе е ngjarjes ishte edhe nëna e tij.

Storjen e plotë mund ta shikoni në viedon e publikuar.

Related Articles

Back to top button