Rryma mbyt 20 vjeçarin, prokuroria pas 4 muajve kërkon dokumentin e instalimit elektro-teknik

Pas plotë katër muajve më në fund familjarët e 20 vjeçarit Ljupço Lleshkov arritën të marrin raportin e autopsisë. Në raportin e mjekësisë ligjore thuhet se Ljupço ka vdekur nga goditja elektrike. Por familjarët kanë dyshime se i gjithë rasti ka filluar të hetohet gabimisht pasi objekti ku ka ndërruar jetë e i cili është marrë me qera për të festuar ditëlindje fare nuk ka pasur licencë për instalim elektro-teknik. E sipas prindërit e djaloshit instalimi joadekuat i rrymës ka sjell deri të tragjedia. Se deri në cilën fazë është hetimi dhe përse nuk është kërkuar që nga fillimi ky dokument nga pronari i objektit pyetëm Prokurorinë Publike.
“Prokuroria këtë javë ka lëshuar kërkesë për të parë se si është bërë instalimi elektro-teknik i objektit. Besoj se kjo duhet të jetë gati 30 ditë, por mund të jetë gati edhe më herët. Po ashtu janë marrë në pyetje dëshmitarët ndërsa kemi edhe raportin e ekspertizës”.
Në pyetje se a është vonë që pas katër muajve të kërkohet kjo nga pronari i objektit, prokurorja e lëndës u përgjigj që kanë fotografi nga ekspertiza në natën që ka ndodhur ngjarja.


