XLajme

Vidhet kallashnikovi nga stacioni policor në Shkup

Një kallashnikov është vjedhur në stacionin policor në Karposh, bëjnë të ditur burime të Portalix. Informacioni u konfirmua edhe nga MPB, të cilët thonë se arma automatike mungon që prej datës 19 qershor ku është kryer një kontroll i brendshëm nga MPB. Ende nuk ka informacione se ku ndodhet kallashi i vjedhur, por Njësia e Punëve të Brendshme Karposh ka bërë plan për gjetjen e armës së zjarrit.

“Kur është kryer kontrolli më datë 07.08.2024. u konstatua se në periudhën prej datës 19.06.2024. deri më 08.07.2024. “Arma automatike mungon në stacionin policor Karposh dhe për të është njoftuar kontrolli i brendshëm në MPB dhe është hartuar plani nga Njësia policore Karposh për marrjen e të gjitha masave të nevojshme operativo-taktike për gjetjen e armës”, thonë nga MPB.

Related Articles

Back to top button