ShëndetsiXLajmeXStory

“Nënë Tereza” e mori në qafë “Shën Naumin e Ohrit”

Mbi 200 operacione urgjente janë kryer për dy janë, 300 pacientë kontrollohen në ditë

Nuk ka asnjë krevat të lirë në spitalin kirurgjik të Qytetit të Shkupit “Shën Naumi i Ohrit”. Në ditë po kontrollohen rreth 300 pacientë ndërsa për dy javë kryer mbi 200 intervenime tek pacinetët që kanë pasur urgjencë për operim. Drejtori i kësaj klinike Ljube Arsenkov thotë që ngarkesa është e madhe edhe te mjekët edhe te gjithë personeli mjeksor në klinikë.

“Numri i kontrolleve të pacinetëve për kontrollë janë rritur në ambulancë dyfish më shumë. Më parë kemi pasur rreth 150 kontrolle të pacinetëve tash kemi rreth 300 pacientë në 24 orë. Numri i operacioneve nuk është rritur por pasi që ne asnjë operacion kronik nuk e bëjmë. Në kushte normale kishim 20 operime në një ditë në katër salla. Tash kemi rreth 15-17 pacinetë që janë për intervenim urgjent të cilët 10 prej tyre duhet të intervenohet”.

Arseknov shton se pacinetët me urgjencë të gjithë pranohen dhe ka raste kur ekipe thirren edhe nmga shtëpia për të intervenuar. Ai poashtu thotë që operacionet te pacientët kronik të cilët kanë termine nuk bëhen por në rast se u përkeqësohet gjendja ata pranohen në spital.

Related Articles

Back to top button