XLajmeXStory

Kosovari shkoi në Sistina për të operuar gjurin e majtë, u zgjua me fasha në këmbën e djathtë

70 vjeçari Remzi Toçilla nga Ferizaji i Kosovës shkoi në spitalin e Sisitinës për ta operuar këmbën e majatë ndërsa mjeku ia operoi këmbën e dhjathë. Pasi i kaloi anestezioni Toçilla e pa se mjeku kishte operuar këmbën e gabuar, gjegjësisht këmbën e djathtë.
Pas reagimit të tij pasoi edhe oferta nga menaxhmenti i spitalit Sistina që pas tre javëve ta operojnë edhe këmbën tjetër falas.
Por Toçilla nuk pranoi dhe shkoi për tu kontrolluar te mjeku tjetër dhe konsultimit ishte konstatuar se as këmba e majtë nuk ka pas nevojë për operim.

Dërguam pyetje edhe tek spitali privat Sistina. E ata u përgjigjën kështu:
“Ju njoftojmë se rasti me pacientin Remzi Toçilla është në proces gjyqësor. Për këtë arsye, duke respektuar dispozitat e Ligjit për Mbrojtjen e të Drejtave të pacientëve, Ligjit për Mbrojtjen e të Dhënave Personale si dhe duke respektuar parimet e Kodit të deontologjisë mjekësore, nuk dëshirojmë të japim informacione lidhur me këtë rast, por le të vendosë gjykata nëse është gabim mjekësor apo jo”.

Sistemi shëndetësor në Kosovë, i detyron kosovarët që të kërkojnë ilaçin në Maqedoni dhe shpesh herë bëjnë intervenime në spitalet private në Maqedoni.

Related Articles

Back to top button