Drejtori i Toksikologjisë Danil Petrovski edhe pse ka kërkuar pushim prej 10 ditësh ai poashtu ka nënvizuar se do të mbajë edhe kujdestari. Për të konfirmuar këtë shkuam te klinika por nuk e pamë atë edhe pse insistuam që të shohim atë por ai nuk doli fare për të na takuar.
Drejtoresha organizative Besija Iljazi ka alarmuar se drejtori merr kujdestari dhe të hollat që i merr dyshon se po jep rejës së tij Natasha e cila është punësuar në këtë klinikë. Ajo që është edhe më e dyshimt se sipas raporteve financiare asnjë pagë nuk i lëshohet Natashës e punësuar në sportelin e klinikës.. Po si është e mundur të punosh në sportelin e klinikës dhe mos të marrish asnjë pagë?
Ministri i Shëndetësisë Ilir Demiri shkarkoi sot drejtorin e Toksikologjisë. Në dokumentin ku njoftohet opinioni se ai është shkarkuar qëndrojnë edhe arsyet se ka ofenduar në baza etnike, ka bërë presion ndaj të punësuarve shqiptarë. Por nuk mungoi as reagimi i disa të punësuarve të cilët asnjëherë nuk u nënshkruan në kumtesat e tyre.
Për më shumë detaje shikoni storjen e plotë.