
Familje me të ardhura të ulëta pritën me orë të tëra para institucioneve për të aplikuar për ndihmë prej 1.200 për filloristët dhe 1.800 denarë për nxënësit e shkollave të mesme. Por, shumica prej tyre morën ndihmën vetëm për muajin dhjetor, ndërsa për tre muajt e tjerë nuk u ka ardhur asnjë denar tjetër në xhirollogarinë e tyre.
Ministri i Arsimit Jeton Shaqiri arsyetohet se problemi është teknik, sheti ka buxhet dhe se të gjithë të hollat do tu lëshohen prindërve deri të premten.
Prindërit, nga ana tjetër, dyshojnë se pagesat po vonohen me qëllim dhe se po pritet periudha para zgjedhjeve që të lëshohen paratë.
Ndiqni storjen e plotë nga PortaliX: