
Nënkategori
#Para Publike
Storje



4,9 milionë euro për kompaninë e së bijës, babai Boban thotë se ishte vetëm “krijues kreativ”
Kompania e Mia Miloshevskës ka përfituar 1,85 milionë denarë nga Lotaria Shtetërore vetëm dy muaj para projektit milionësh për festimin e pavarësisë. Ajo vazhdon të mos paraqitet në publik, ndërsa për sponsorizimin, në emër të saj përgjigjet babai, Boban Miloshevski.

„STARDАST“ ka marrë dy sponsorizime nga Lotaria: shumë e panjohur për 35-vjetorin e pavarësisë dhe 1.8 milion për qëllim të panjohur
Kompania e Mia Miloshevskës, vajza e Boban Miloshevskit nga „Avalon“, ka marrë 1,85 milionë denarë nga Lotaria në shkurt, ndërsa vetëm dy muaj më vonë është përzgjedhur në thirrje publike për organizimin e programit për shënimin e përvjetorit të pavarësisë. Qeveria nuk zbulon se sa mjete shtesë ka kushtuar organizimi.

A ka ndarë Ministria e Mjedisit ndihmë shtetërore në mënyrë të paligjshme gjatë vitit 2025?
Komisioni për Mbrojtjen e Konkurrencës po heton nëse rreth 29 milionë denarë nga Programi për Investime në Mjedis për vitin 2025 janë ndarë në kundërshtim me ligjin. Dyshimet lindin pasi për masat përkatëse nuk rezulton të jetë marrë vendim paraprak për lejimin e ndihmës shtetërore. Mes përfituesve janë edhe shtatë kompani që kanë marrë gjithsej 1.65 milionë denarë, ndërsa pjesa tjetër u është ndarë shoqatave. Komisioni ende nuk ka përcaktuar nëse fondet janë dhënë realisht në mënyrë të paligjshme.

Kompani të afërta me Vuçiçin dhe Dodikun do ta ndërtojnë interkoneksionin me Shqipërinë
6 milionë euro do t’i kushtojë Maqedonisë së Veriut ndërprerja e kontratës me kompaninë nga Bosnja dhe Hercegovina, “Energoinvest”, e cila fillimisht ishte e angazhuar për ndërtimin e linjës interkonektive 400 kV Maqedoni e Veriut–Shqipëri.

“Muzicka Fabrika” transmetoi në mënyrë të paligjshme marketing të fshehtë në RTMV
PortalX publikoi , ndërsa Agjencia për Shërbime Mediatike Audio dhe Audiovizuale konfirmoi – emisioni “Muzicka Fabrika”, i cili transmetohet në servisin publik, ka shkelur dispozita të ligjit duke përfshirë marketing të fshehtë dhe produkte

“Muzicka Fabrika” – 232 mijë euro nga RTMV dhe përfitime nga marketingu i fshehtë
“Muzicka Fabrika” është një emision në bashkëprodhim me RTMV-në, për të cilin televizioni publik paguan 232.000 euro nga paratë e shtetit kompanisë “Radosnica DOO” për realizimin e një gare muzikore për fëmijë. Por, përveç financimit nga pa

