LokalXLajme

Ndërron jetë 37 vjeçarja në Klinikën Digjestive, ministri formon komision hetimor

Një paciente 37-vjeçare me sëmundjen e Crohn-it ka ndërruar jetë pas dy operacioneve në Klinikën për Kirurgji Digjestive në Shkup. Familja e pacientes dyshon në gabim mjekësor, duke u shprehur se gjendja e saj është përkeqësuar pas operacionit të dytë dhe se mjeku kryesor kishte udhëtuar jashtë vendit, teksa trajtimi ishte lënë në duar të specialistëve të rinj.


Nga Inspektorati Shtetëror Shëndetësor është konfirmuar pranimi i ankesës dhe nisja e kontrollit të jashtëzakonshëm. Drejtori i klinikës, Ognen Kostovski, ka njoftuar se do të formohet edhe komision i brendshëm për hetimin e rastit – nëse vërtetohet fajësi, klinika premton të zbatojë masa sipas ligjit.


Ministri i Shëndetësisë, Azir Aliu, ka bërë të ditur se inspektorati është në terren dhe se ai vetë do të nënshkruajë për formimin e komisionit të ekspertëve për të shqyrtuar në detaje shkaqet e vdekjes.

Related Articles

Back to top button