LokalXLajme

Kovaçev kërkon publikimin e listës së shtetasve maqedonas me pasaportë bullgare

Eurodeputeti bullgar nga Partia Popullore Evropiane, Andrej Kovaçev, ka kërkuar miratimin e menjëhershëm të ndryshimeve në Ligjin për Shtetësinë Bullgare, gjatë një takimi me gazetarë bullgarë në Bruksel. Sipas tij, ligji aktual është i paqartë dhe nuk lejon “legjitimimin e duhur” të komunitetit bullgar në Maqedoninë e Veriut.

Sipas propozimit të ri ligjor, një pjesë e të dhënave personale të personave që kanë marrë shtetësi bullgare do të bëhen publike, me qëllim që të konfirmohet identifikimi i tyre si “bullgarë etnikë”.

“Kjo do të tregojë sa i madh është komuniteti bullgar në Republikën e Maqedonisë së Veriut, ata që kanë dokumente bullgare për identifikim”, deklaroi Kovaçev.

Ai shtoi se draftligji parashikon krijimin e një regjistri publik pranë Ministrisë së Drejtësisë të Bullgarisë, me një numër të kufizuar të dhënash — emrin dhe vendbanimin e personave që kanë kërkuar dhe kanë marrë shtetësi bullgare.

“Sipas të dhënave, janë mbi 170–180 mijë qytetarë nga Maqedonia e Veriut që kanë marrë shtetësi bullgare, ndërsa aktualisht ka edhe 15–20 mijë kërkesa në proces. Të gjithë këta persona kanë deklaruar me dëshirë se ndihen etnikisht bullgarë dhe kanë dorëzuar dokumente që e dëshmojnë këtë, si certifikata nga egzarhia, nga ushtria apo nga shkollat bullgare”, shtoi eurodeputeti për mediat bullgare.

Related Articles

Back to top button