Lokal

Izet Mexhiti: Fusha e re e basketbollit në Gazi Babë, simbol i rinisë aktive

Kandidati për kryetar të Komunës së Çairit nga koalicioni VLEN, Izet Mexhiti, ka shpërndarë një mesazh lidhur me ndërtimin e fushës së re të basketbollit në komunën e Gazi Babës, duke e cilësuar si një projekt që i jep frymë të re rinisë dhe komunitetit.

“Në Gazi Babë po rritet një brez që luan, mëson dhe zhvillohet me energjinë e sportit. Fusha e re e basketbollit që sapo kemi ndërtuar, do të jetë vendi ku fëmijët tanë do të rriten me frymën e garës, ekipit dhe suksesit,” shkruan Mexhiti.

Ai shtoi se çdo kosh i shënuar në këtë fushë simbolizon një hap përpara drejt vetëbesimit dhe realizimit të ëndrrave që nisin nga rrugicat e lagjeve dhe mund të përfundojnë në arenat më të mëdha sportive.

Mexhiti theksoi se investimet në infrastrukturë sportive janë një pjesë thelbësore e vizionit të tij për të ardhmen: “Ne besojmë në rininë e Gazi Babës. Prandaj investojmë në hapësira që i japin jetë lagjeve tona dhe e bëjnë komunitetin më të fortë e më të bukur.”

Sipas tij, këto projekte nuk janë vetëm investime fizike, por edhe investime në shpresë dhe bashkim shoqëror. “Kjo është Gazi Baba, aktive, e gjallë, me energji pozitive dhe me vizion për të ardhmen. Kjo është politika jonë: të ndërtojmë, të zhvillojmë dhe t’i japim mundësi çdo fëmije të rritet me dinjitet dhe pasion,” theksoi ai, duke përfunduar me mesazhin se “fusha e basketbollit është vetëm fillimi – fitorja e madhe është ajo e Çairit.”

Related Articles

Back to top button