
Muhamet Elmazi, kandidati për kryetar të Sarajit ka shpalosur programin e tij.
Mes pikave kryesore është rregullimi i infrastrukturës, kanalizimit dhe ujësjellësit.
Premton edhe vendparkime në Parkun e Sarajit dhe në Matkë.
“Objektivat tona kryesore për infrastrukturë janë: hartim i planeve urbanistike për çdo vendbanim, rindërtim i rrjetit të ujësjellësit dhe kanalizimit fekale dhe atmosferike, rregullimi i shtratit me kolektorë nga Bojana deri në Gllumovë, shndërrimi rrugës “20” në bulevard dhe rrugët që lidhin fshatrat, do t’i shndërrojmë në rrugë rajonale, krijimi i rrugëve alternative, vendosja e ndriçimit publik dhe vendparkime ne parkun Saraj dhe në Matkë, stacione autobusësh dhe kënde lojërash për fëmijët tanë”, tha Elmazi.



