
Kandidati për kryetar të Likovës, Erkan Arifi, nga radhët e AKI-së, ka njoftuar se ka filluar asfaltimi i rrugës prej Qendrës deri në fshatin Orizarë.
Ai ka ndarë edhe fotografi nga buldezerët në terren.
“Nga sot filluan punët përgatitore për asfaltimin e rrugës lokale prej Qendrës së f. Orizare në drejtim të shtëpisë së ish Kryetarit të Komunës, tani më i ndjerë z. Vahid Sahitit.
Në dyja anët e rrugës do vendosen skajore e gjithëashtu në njërën anë trotuar.
Prandaj nga banorët e kësaj lagje kërkojmë mirëkuptim, edhe pse punëkryerësi do mundohet që mos t’i krijoj probleme për qarkullim, mirëpo mund të ndodhë”, thuhet në njoftimin e Arifit.



