Lokal

Muhamet Elmazi: Sot nisëm zyrtarisht rrugëtimin tonë për ndryshim në Saraj

Muhamet Elmazi, kandidati i koalicionit VLEN për kryetar të Komunës së Sarajit, sot zyrtarisht ka nisur fushatën e tij zgjedhore, duke e cilësuar këtë moment si fillimin e një kapitulli të ri për të gjithë qytetarët e Sarajit.

Njoftimi i plotë nga Muhamet Elmazi:

Sot nisëm zyrtarisht rrugëtimin tonë për ndryshim në Saraj.
Ky nuk është thjesht fillim fushate, por fillim i një kapitulli të ri për të gjithë ne.
Me energji, vizion dhe bashkëpunim do ta bëjmë Sarajin vend të zhvillimit, mundësive dhe përparimit për çdo qytetar.
Ftojmë të gjithë që të bashkohen me këtë mision, sepse vetëm së bashku e bëjmë realitet!
Nën moton ‘NJË ZË’, inkurajojmë për një proces demokratik dhe një fushatë dinjitoze sepse mbi të gjitha ne jemi vëllezër!
VLEN një ZË #7 ✅️

Related Articles

Back to top button