Lokal

Erkan Arifi: Në Likovë, fitorja jonë do të jetë e bindshme

Erkan Arifi, kandidati i AKI-t për kryetar të Likovës ka deklaruar se në këtë komunë AKI do të fitojë bindshëm.

“”Hapja e Shtabit të Aleancës Kombëtare për Integrim në Likovë u shëndrrua në tubim madhështor”

Të nderuar struktura dhe aktivistë të Aleancës Kombëtare për Integrim – Dega Likovë, ju falenderoj për pjesëmarrjen tuaj kaq të madhe dhe për kohën që keni ndarë sonte për të qenë bashkë.Prezenca juaj masive, edhe para se të nisë zyrtarisht fushata, dha mesazhin më të qartë: në Likovë, fitorja jonë do të jetë e bindshme.

Prandaj ju ftojmë të gjithëve që platformën dhe vizionin tonë ta përcjellim në çdo shtëpi e në çdo familje të komunës, sepse me këtë bashkim të shqiptarëve, fitojmë të gjithë”, shkruan Arifi.

#19TetoriMëShumëSeReferendumPlebishit

Related Articles

Back to top button