Lokal

Erkan Arifi: Po sigurojmë ujë të pijshëm në fshatin Hotël

Kandidati për kryetar të Likovës, Erkan Arifi ka deklaruar se po sigurohet ujë i pijshëm për banorët e Hotlës.

“Gjatë ditës djeshme filluam me punët përgatitore të Projektit të Rekonstruimit të rrjetit sekondar dhe rezervoarit ekzistues, ndërtimit të gypsjellësit deri te Rezervoari i ri apo më mirë thën sigurimin e ujit të pijshëm f. Hotël. Deri më tani sa i përket punimeve për sigurimin e ujit të pijshëm, punimet kan përfunduar në fshatrat: Nikushtak, Vishticë, Mateç, Likovë, Orizare, Sllupçan, Vaksincë dhe Llojan. Gjithëashtu mjetet janë të siguruara edhe për fshatrat e mbetura: Opajë dhe Ropalcë, e punimet do fillojn pas përfundimit të procedurave administrative”, tha Arifi.

Related Articles

Back to top button