
Kryetari i Kuvendit të Maqedonisë së Veriut, Afrim Gashi, ka dematuar se ka qenë në Beograd për vizitë, siç tregojnë dokumentet e siguruara nga PortaliX. Në reagim, Kabineti i Gashit thekson se përmbajtja e postimit është “tendencioze, e mbushur me pasaktësi dhe me synim manipulimin e opinionit publik”.
Në reagim, Gashi thotë se Kryetari i Kuvendit, sipas ligjit, është i detyruar të jetë nën përcjellje të vazhdueshme të shërbimit të sigurisë së MPB-së.
“Kryetari i Kuvendit vazhdon t’i kryejë përgjegjësitë e tij me transparencë të plotë dhe përkushtim institucional. Asnjë manipulim nuk mund ta zbehë punën e tij, ndërsa Kuvendi mbetet i hapur dhe llogaridhënës në shërbim të qytetarëve”, thuhet në demantin e Kabinetit të Gashit.



