
Kandidati i BDI-së për kryetar të Çairit, Bujar Osmani ka prezantuar sot planin për ndërtimet në Çair.
Ai paralajmëroi hartë digjitale dhe moratorium për dektetim për ndërtimet e dyshimta.
“Do të bëjmë hartë digjitale publike, çdo leje dhe çdo ndërtim, do të jenë të qasshme me një klik. Qytetari kur do të evidenton se ku do të ndërtohet, do të mundet me një klik të sheh lejen, se kush e ka dhënë, kur e ka dhënë dhe kur përfundon ajo. Do të bëjmë moratorium për ndërtimet e dyshimta, të gjitha procedurat që kanë indikacione të paligjshmërisë, do të pezullohen, deri sa të verifikohet ligjshmëria e tyre. Për rendin urbanistik, do të miratohet Plani Urbanistik i detajuar, aty ku mungon”, tha Osmani.



