
Kandidati i VLEN për kryetar të Sarajit, Muhamed Elmazi ka prezantuar sot Arsim Idrizin si bartës të listës së këshilltarëve.
“Kam kënaqësinë të prezantoj bartësin e listës sonë për këshillin komunal në Saraj, Amir Idrizin, një djalë i ri, i diplomuar në Fakultetin “Shën Kirili dhe Metodi” në Shkup, drejtimi Menaxhim me Financa.
Amiri përfaqëson gjeneratën e re të profesionistëve të përgatitur, plot energji, entuziazëm dhe vizion modern. Ai është i gatshëm të sjellë transparencë, zhvillim dhe ide të freskëta në qeverisjen lokale.
Bashkë me të dhe ekipin tonë, jam i bindur se do ta sjellim ndryshimin që Saraji ka pritur prej kohësh.
VLEN për Sarajin, VLEN për të ardhmen!”, shkruan Elmazi.



