
Kandidati i VLEN-it për kryetar të Komunës së Sarajit, Muhamed Elmazi, në një takim me Forumin e Grave të koalicionit, ka theksuar rëndësinë e përfshirjes së grave në vendimmarrje dhe në zhvillimin e komunës. Ai u shpreh se zëri i grave është forcë që garanton një Saraj më të drejtë dhe më të zhvilluar.
Elmazi premtoi se në mandatin e tij gratë do të kenë hapësirë të barabartë për të dhënë kontributin e tyre dhe se vizioni i tij për Sarajin bazohet në drejtësi, zhvillim dhe barazi.



