Lokal

Është djegur automobili i ish drejtorit të Kopshtit Zoologjik

Automobili i kryetarit të organizatës së qytetit të LSDM-së për Shkupin dhe ish drejtor i Kopshtit Zoologjik të Shkupit, Gjorgji Galetanovski mbrëmë ishte djegur plotësisht. Në zjarr, siç informojnë nga MPB, ishin kapluar edhe dy automjete. 

Është kryer mbikëqyrje nga ekipi mbikëqyrës nga SPB Shkup dhe po ndërmerren masa për zbardhjen e rastit. 

“Sot (09.09.2025) në SPB Shkup ishte denoncuar se në rrugën ‘Ivan Kozarov’ në Shkup ishte djegur automjeti i udhëtarëve ‘bmv’ me targa të Shkupit, pronë e Gj.G. (43) nga Shkupi, ndërsa zjarri kishte kapluar edhe dy automjete të tjera të udhëtarëve ‘opel’ me targa të Shkupit, pronë e E.K. (30) nga Shkupi dhe ‘ford’ me targa të Shkupit, pronë e A.M. (47) nga Shkupi. Zjarri u shua nga ekipi i Brigadës Zjarrfikëse, ndërsa persona të lënduar nuk ka. Ekipi i SPB Shkup ka bërë mbikëqyrjen në vendin e ngjarjes dhe po ndërmerren masa për zbardhjen e rastit”, thuhet në buletinin e MPB-së.

Informacionin e konfirmoi edhe Galetanovski në rrjetet sociale, duke theksuar se “as është grindur me dikë, e as dikush e ka kërcënuar”. 

“Po, automjeti im është djegur plotësisht. Nuk jam grindur me askënd, as nuk më ka kërcënuar askush, as nuk më ka dëmtuar. Kam ndihmuar dhe do të ndihmoj gjithmonë këdo që mundem. E gjithë merita u takon zjarrfikësve, të cilët mbërritën për tre minuta dhe flakët nuk u përhapën në shtëpi. I bëj thirrje ministrit, Ministrisë së së Punëve të Brendshme dhe autoriteteve që ta gjejnë autorin sa më shpejt të jetë e mundur, jo për shkak të humbjes financiare, por për shkak të jetës së qetë në Shkup dhe në të gjithë vendin. Gjithashtu ka edhe ‘sejf city’ dhe kamera përreth, le të shpresojmë se do të rivendoset paqja”, shkroi Galetanovski në profilin e tij në Fejsbuk.

Related Articles

Back to top button