
Kandidati i VLEN-it për kryetar të Sarajit, Muhamed Elmazi, zhvilloi një vizitë në Matkë, ku filloi me një takim në shkollën e zonës për të parë nga afër kushtet e mjerueshme në të cilat mësojnë fëmijët.
Gjatë takimit, banorët ndanë me të kërkesat e tyre të thjeshta, por jetike, të cilat ende mbeten të pazgjidhura. Elmazi u zotua se do të punojë fuqishëm për t’i përmbushur këto kërkesa dhe për të siguruar prosperitet në këtë zonë me potencial të madh për zhvillim.
Ai theksoi se banorët u shprehën me entuziazëm dhe mezi presin ndryshimin, dhe se këtë ndryshim do ta bëjnë së bashku me ta.
“Vizita në Matkë filloi me një takim në shkollën e zonës, ku pashë nga afër kushtet e mjerueshme në të cilat mësojnë fëmijët.
Banorët ndanë me mua kërkesat e tyre të thjeshta, por jetike, që ende mbeten të pazgjidhura, dhe kjo më preku thellë.
U zotova se do të punoj fuqishëm për t’i përmbushur këto kërkesa dhe për të siguruar prosperitet në këtë zonë me plot potencial për zhvillim.
Banorët gjithashtu u shprehën me entuziazëm dhe mezi presin ndryshimin. E këtë ndryshim do ta bëjmë së bashku!”, njofton Elmazi.



