
Sipas nenit 2, paragrafi 1 të Ligjit për ushqimin e subvencionuar studentor, shuma e subvencionit harmonizohet me normën e inflacionit pas çdo viti fiskal dhe para miratimit të Buxhetit republikan për vitin pasardhës. Për herë të fundit, kjo shumë u ndryshua në vitin 2023, nga 120 në 140 denarë.
Nga Trupi Kombëtar i Studentëve, përfaqësues i të gjithë studentëve në vend, kërkojnë që para miratimit të Buxhetit republikan për vitin 2026 të parashihen mjete për rritjen e shumës së ushqimit të subvencionuar nga 140 në 150 denarë.
Nga atje thonë se sipas të dhënave të Bankës Popullore dhe Entit Shtetëror për Statistika, norma e inflacionit në vitin 2024 ka qenë 3,5%. Fondi Monetar Ndërkombëtar parashikon inflacion prej 3,4% për vitin 2025, ndërsa Banka Popullore e projeksionon në 3%. Llogaritjet tregojnë se shuma e ushqimit studentor duhet të rritet me 10 denarë në vitin 2026.
Ata vlerësojnë se nga aspekti financiar, duke pasur parasysh se mesatarisht 30.000 studentë janë përfitues të kësaj mase gjatë 9 muajve të vitit, për këtë rritje do të nevojiten edhe 70,2 milionë denarë shtesë ose rreth 1,14 milionë euro në vit./PortaliX



