Lokal

Gjykata kushtetuese demanton se ka sjellë vendim për shfuqizimin e disa neneve në Ligjin për përdorimin e gjuhëve

“Sipas dy përfundimeve të cilat Gjykata i miratoi vitin e kaluar dhe këtë vit, rasti ku kontestohet Ligji për Përdorimin e Gjuhëve do të vihet në rendin e ditës në një seancë ku do të jenë të pranishëm të gjithë nëntë gjyqtarët, duke marrë parasysh rëndësinë dhe interesin publik.

Gjatë muajit të ardhshëm, tetor, rasti nuk është paraparë në rendin e ditës për ndonjë nga seancat, për shkak të mungesës së njoftuar të disa prej gjyqtarëve, të cilët janë konfirmuar si folës në ngjarje ndërkombëtare jashtë shtetit, si dhe për arsye private.
Sapo të vendoset në rendin e ditës, publiku do të informohet.
Gjykata vendos në seancë dhe vendimet merren nga shumica e gjyqtarëve, pra të paktën 5.
Duke pasur parasysh që nuk është caktuar për diskutim, është fakt që nuk mund të ketë vendim.” – thuhet në përgjigjen e Gjykatës kushtetuese për Portalix.

Ditë më parë, gazeta Koha informoi se ka arritur të sigurojë informacion ekskluziv në bazë të cilit janë informuar faktorët politik dhe Tirana zyrtare se do të shfuqizohen tre nene të ligjit, e që kanë të bëjnë me dygjuhësinë në uniforma të policisë dhe ushtrisë, me gjuhën shqipe ne bankënota si dhe përdorimin e shqipes në procedura gjyqësore.

 

Related Articles

Back to top button