Pasi prindërit e nxënësve pranë shkollës fillore “Draga Stojanovska” në fshatin Dërzhillovë të Komunës së Sopishtes alarmuan për diskriminimin që u bëhet fëmijëve të tyre pasi nuk u lejohet të qëndrojnë së bashku në tabllon me bashkëmoshatarët e tyre u prononcua edhe drejtoresha e shkollës Jasmina Pametkovska. Ajo tha se prej vitit të ardhshëm nxënësit do të mund të jenë pjesë ndërsa përgënjeshtron deklaratat se ajo nuk ka lejuar këtë, por se prindërit vet nuk kanë shprehur dëshirë.
“Në të ardhmen po, do ta shqyrtojmë kërkesën dhe ajo do të procesohet në organet tona. Do t’i dëgjojmë në qoftë se dëshirojnë por deri tani nuk kanë pasur dëshirë të qëndrojnë në tabllon nxënësit e Dërzhillovës”.
Një ditë më parë një prind denoncoi se fëmiju i tij nuk arriti të fotografohet e arsyja sipas tij është që dikujt u pengon etniteti i tyte turk.
“Nuk arriti të fotografohet nuk e di arsyen. E anuluan fotografimin duheshte të jetë javën e kaluar. U pengon të jemi me një tabllo me nxënësit e tyre. Na thanë që prindërit e tyre kinse nuk duan të jenë në të njëjtën tabllo, fëmijët e tyre me fëmijët tanë”.



