Shoferët e kamionëve që lëvizin jashtë shtetit, punëdhënësi Jovica Petkovski nga Kompania “Zllaten
Trans Kumanovë”, i paguante 15 000 denarë, kurse marrëveshjen e kishin 45 euro në ditë. Paratë
tjera ua lëshonte në llogari si avans. E tani ky punëdhënës ka nisur një proces gjyqësor duke jua
kërkuar punëtorëve paratë që ua ka dhënë si avans. 2 vjet enden nëpër gjykata. E sot, në seancën e
dhjetë vendosëm që t'iu bashkëngjitemi edhe ne.
Zorani nga Umindolli i Kumanovës, na priti me një grumbull dokumentesh. Disa prej tyre që
dëshmojnë se sa para ka marrë në xhirollogarinë e tij e disa me diagnoza mjekësore. Zorani thotë se
është e palogjikshme që të kthejë paratë që i ka nxjerrë me djersën e ballit.
E kjo është diçka shumë e njohur për kompanitë në Maqedoni pasi në këtë formë u ikin tatimeve
dhe pagesën për kontribute. Në vend se t’i paguaj shtetit 30 mijë denarë ai ka paguar vetëm 10 mijë
denarë për një punëtor, pasi që punëtorët i ka lajmëruar me pagë minimale.



