Uncategorized @sq

Pyetja për Reçicën, Çairin dhe Tetovën — përgjigjja për Gjermaninë

Kryeministri Mickoski jep leksione për edukatë, ndërsa kundërshtarët politikë i quan “parazitë”.

Furkan Saliu:
“VLEN ju trajton juve si mbret në një monarki, e jo si partner të koalicionit dhe si kryeministër në një shtet parlamentar”.

Hristijan Mickoski:
“Epitetet tjera dhe konkluzat që ju i jepni e që janë pjesë e pyetjes tuaj, po ia lë edukatës suaj”
“Unë nuk do t’i komentoj këta parazitë politikë”.

Furkan Saliu:

“Parazitë politikë?”

Furkan Saliu:
“Kryeministër, pak edukatë. Parazitë politikë?”
“Nuk është në rregull”.

Hej, çka bonët, nysa? Gazetari më i pakulturuar këtu.
Çka me bo?
Unë nuk e kam pasur fatin që babai të më japë mësim, të jem asistent i babait dhe të punësohem në fakultetin e njëjtë si BABI.
Në një regjim të tillë, ku pushteti kontrollon prej mediave, prokurorisë, gjyqësorit, e kontrollon edhe pozitën dhe opozitën shqiptare, është nder dhe privilegj të jesh ai që dallon prej të tjerëve… E le të jetë ajo edhe në aspekt të edukatës.
A pyetja qëndron.

Furkan Saliu:
“Kryeministër, u krijua një situatë e çuditshme në bllokun politik shqiptar.
VLEN ju trajton juve si mbret në një monarki, e jo si partner të koalicionit dhe si kryeministër në një shtet parlamentar. BDI, nga ana tjetër, çdo ditë u premton simpatizantëve të saj se do të merret vesh me Mickoskin nesër. Pasnesër do të bjerë Qeveria.
A mundeni që publikisht t’i qetësoni partnerët tuaj të koalicionit që të fillojnë të punojnë, sepse çdo ditë dëgjojmë debate të ngjashme politike, kurse në realitet nuk punojnë asgjë”.

Hristijan Mickoski:
“Ja, do të ndaj një punë tjetër me ju. Zotërinjtë që erdhën nga Gjermania për t’i inspektuar pajisjet mekanike na thanë se objekte si ky nuk ka as në Gjermani. Kështu që unë do të përqendrohesha te tema, e tema është me të vërtetë e bukur”.

Furkan Saliu:

“Ti e pyet për Reçicën, Zajazin, Tetovën dhe Çairin, ai përgjigjet për Gjermaninë.
Por e dini atë thënien se heshtja ndonjëherë flet shumë.
Kryeministri hesht sepse i konvenon që VLEN-in ta mbajë nën presion konstant, që këtyre të fundit t’u duket punë e vogël edhe shfuqizimi i balancuesit, edhe mosrespektimi i Ligjit për Përdorimin e Gjuhëve, edhe shkelja e Marrëveshjes së Ohrit, edhe bllokimi i rrugës integruese.
Kryeministrit i konvenon që te dera e Qeverisë të qëndrojnë këta të BDI-së për çdo rast, nëse i kujtohet t’i bëjë diçka VLEN-it jashtë kornizave të vendosura nga Mickoski.
A po flasim për gjëra të bukura?
Ajri më i pastër se në Vjenë?
Qysh po kthehen mërgimtarët nga Evropa?”

Related Articles

Back to top button