LokalXLajme

Petar Bogojeski kërcënon dhe fyen infermieren, dyshime për fshehje të rastit nga MPB

Një incident serioz është raportuar në Klinikën e Kardiologjisë në kompleksin klinik “Nënë Tereza” në Shkup, ku sipas të dhënave zyrtare dhe informacioneve të siguruara nga PortalX, politikani Petar Bogojeski dyshohet se ka kërcënuar dhe fyer një infermiere gjatë orarit të punës.

Sipas buletinit të policisë, “më 19 mars 2026 në ora 02:20 në SPB Shkup, një 42-vjeçare nga Kumanova, e punësuar si infermiere, ka raportuar se më 18 mars rreth orës 23:35, një person me iniciale P.B. (79) nga Shkupi, i cili kishte ardhur në shoqërim të një gruaje për kontroll mjekësor, ka drejtuar kërcënime ndaj saj dhe një punonjësi tjetër. Autoritetet njoftojnë se po ndërmerren masa për zbardhjen e rastit”.

Megjithatë, sipas burimeve të PortalX, bëhet fjalë për Petar Bogojeskin, i cili është identifikuar edhe nga kamerat e sigurisë në Klinikën e Kardiologjisë.
Ajo që ngre dyshime shtesë është mënyra se si rasti është paraqitur në buletinin policor. Ndërsa infermierja është identifikuar me iniciale dhe moshë, Bogojeski është paraqitur vetëm me vitin e lindjes, duke krijuar përshtypjen se bëhet fjalë për një person të moshuar, gjë që ka çuar në raportime të pasakta nga disa media.

Ngjarja vjen në një kohë kur dhuna ndaj grave është në rritje. Petar Bogojeski, i njohur për një fjalor të ashpër, shpeshherë fyes dhe provokues në paraqitjet e tij publike, sipas dëshmive edhe në këtë rast ka përdorur gjuhë ofenduese, sharje dhe kërcënime ndaj infermieres që po përpiqej t’i ofronte ndihmë nënës së tij.

Pamjet që i posedon klinika nga kamerat e sigurisë tregojnë qartë momentin e hyrjes së tij në Klinikë dhe regjistrimin e nënës së tij në sistem, ku pavarësisht fyerjeve dhe kërcënimeve, stafi mjekësor ka vazhduar me profesionalizëm trajtimin e pacientes, respektivisht nënës së Bogojevskit e cila sipas burimeve është përshkruar si shumë e sjellshme dhe është lëshuar në shtëpi në gjendje të mirë shëndetësore.

Related Articles

Back to top button