LokalXLajme

Pse MPB hesht ndërsa komandanti në Koçan keqpërdor automjetin zyrtar?

Më 12 dhjetor, komandanti i Stacionit Policor të Koçanit, Goran Milenkoski, është zënë dhe fotografuar teksa me automjet zyrtar ishte parkuar në trotuar, përballë një restoranti ku po mbahej një festë private. Nuk bëhet fjalë për ndërhyrje zyrtare apo rast urgjent, por për një prani qartësisht private.

Sipas informacioneve që disponojmë, Milenkoski është i sistemuar përkohësisht në detyrë në Koçan. Pikërisht për këtë arsye, që të mos i paguhen shpenzimet e udhëtimit në relacinë Shkup–Koçan–Shkup, MPB-ja i ka vënë në dispozicion një automjet zyrtar. Por kjo nuk do të thotë se automjeti është pronë private e tij.

Rregullat janë të qarta: pas përfundimit të ndërrimit, automjeti zyrtar duhet të parkohet brenda rrethit të stacionit policor më të afërt sipas vendbanimit – në këtë rast, stacioni policor në Aerodrom. Në vend të kësaj, automjeti përdoret për nevoja personale, çohet deri te shtëpia e komandantit dhe parkohet në trotuar, në shkelje të rëndë të rregullave të qarkullimit dhe rregullave të brendshme të MPB-së.

Shtesë kësaj, po shfaqen përpjekje që kjo sjellje të justifikohet me praninë në një festë para Vitit të Ri të një sindikate. Por ky justifikim nuk qëndron. SPM (МПС – Sindikata e Policisë së Maqedonisë) dhe SPP (НСП – Sindikata e Pavarur e Policëve) janë të vetmet organizata sindikale përfaqësuese në Ministrinë e Punëve të Brendshme dhe të vetmet të përfshira në Marrëveshjen Kolektive. IPA (International Police Association), si një shoqatë ndërkombëtare policore me karakter jo-sindikal, nuk ka status sindikate, nuk është palë në Marrëveshjen Kolektive dhe nuk ka asnjë bazë ligjore që aktivitetet e saj të trajtohen si veprimtari zyrtare të MPB-së apo të shërbejnë si alibi për përdorimin e automjeteve zyrtare për ngjarje private.

PortalX i ka drejtuar pyetje konkrete Ministrisë së Punëve të Brendshme:
– Kush i ka dhënë urdhër komandantit Goran Milenkoski të përdorë automjetin zyrtar me targa SK 92217 BS?
– Cili ka qenë qëllimi i udhëtimit më 12 dhjetor?
– Kush është urdhërdhënësi për këtë përdorim?
– A është konstatuar shkelje për parkim të gabuar dhe keqpërdorim të automjetit zyrtar?

Deri në momentin e publikimit të këtij teksti, MPB-ja hesht.

Pyetja është e thjeshtë: a vlejnë rregullat për qytetarët e zakonshëm, ndërsa për komandantët jo? Apo MPB-ja me vetëdije kthen kokën nga ana tjetër ndërsa individë me uniformë bëjnë çfarë të duan?PortaliX

Related Articles

Back to top button