
Portali X — Lajme dhe analiza nga Maqedonia e Veriut


Drejtues sektori në “Higjienën Komunale” u kërcënohej punonjësve me pistoletë, policia e arrestoi
Në automjetin e tij është gjetur një pistoletë për të cilën nuk kishte leje. Sipas burimeve të PortaliX, njëri nga punonjësit ka humbur vetëdijen pas kërcënimeve, me ç’rast është dashur të intervenojë edhe Ndihma e Shpejtë.
Temat që ne i mbulojmë
Çfarë zbuloi PortaliX
Në “Beko” së shpejti do të vihet në funksion vetëm një ashensor, për të tjerët do të kërkohet zgjidhje

Funksionar dhe përfitues tenderësh: 8 milionë denarë nga buxheti për kompaninë e donatorit të Lëvizjes Besës

Kongres u mbajt, por bashkimi nuk ndodhi: VLEN-i edhe pas gjashtë muajsh nuk ekziston si parti e regjistruar

Qytetarët raportojnë

Ndriçim publik vetëm për Bajram, Komisioni konstaton diskriminim etnik nga Komuna e Gazi Babës
Komuna e Gazi Babës i ka diskriminuar banorët e lagjes Ekonomia në bazë të përkatësisë etnike. Sipas vendimit të Komisionit, Komuna ua ka ndërprerë në mënyrë të qëllimshme ndriçimin publik pas orës 21:00, duke i privuar nga ky shërbim, edhe pse ata paguajnë të njëjtat detyrime dhe shërbime komunale si banorët e tjerë.

Pagesa e lehonisë në korrik për muajin maj: “Po i lutemi Fondit për paratë tona.”
"Jo të gjitha nënat mund të ushqejnë fëmijët me gji. Pako më e lirë e qumështit formulë kushton rreth 500 denarë, pa llogaritur gjërat e tjera që janë të domosdoshme për mirëqenien e foshnjës. Nuk e kuptoj pse çdo muaj duhet të lutemi që të na paguajnë diçka që me ligj na takon", thotë Rosana Milovanoviq, nënë e një foshnje katërmuajshe, e cila po përballet me vonesën e pagesës së lehonisë.
Storje

Një migrant u vetëvra në Qendrën e Azilit në Vizbeg – pse mungojnë mjekët dhe kujdesi shëndetësor në terren?
Javën e kaluar, më 28 qershor, një migrant 53-vjeçar nga Pakistani i dha fund jetës brenda oborrit të Qendrës së Pritjes për Azilkërkues në Vizbeg, mëson PortalX. Nga Ministria e Politikës Sociale, Demografisë dhe Rinisë, nën kompetencën e
M-NAV rrezikon të mbetet pa kontrollorë fluturimi, konkurset anulohen e rihapen
A mund të përballet Maqedonia e Veriut me mungesë serioze të kontrollorëve të trafikut ajror në vitet e ardhshme? Kjo pyetje po shtrohet gjithnjë e më shumë, pasi procesi i angazhimit të kuadrove të reja po zhvillohet me ritëm të ngadaltë,





