LokalXLajme

SafeCity nuk nis me gjoba në janar, MPB shtyn zbatimin për shkurt 2026

Ministria e Punëve të Brendshme ka vendosur të shtyjë zbatimin e gjobave për shkeljet e trafikut përmes sistemit “SafeCity”, duke ndryshuar afatin e paralajmëruar më herët.

Sipas MPB-së, regjistrimi aktiv i shkeljeve dhe dërgimi i gjobave nuk do të fillojë më 1 janar, por nga 1 shkurti 2026. Sistemi do të funksionojë në territorin e Shkupit, Tetovës dhe Kumanovës, si dhe përgjatë korridoreve 8 dhe 10.

Gjatë muajit janar, sistemi do të vazhdojë me fazën testuese, ku shoferët do të marrin vetëm paralajmërime përmes mesazheve SMS, pa pasoja financiare. Vendimi për shtyrje vjen pasi ekipet teknike kanë konstatuar mospërputhje dhe nevojë për kalibrim shtesë, për të garantuar saktësinë dhe besueshmërinë e matjeve.

Ndërkohë, nga MPB bëhet e ditur se po shqyrtohet edhe mundësia e vendosjes së një tolerance të vogël në shpejtësi, çka do të nënkuptonte se shoferët që lëvizin me 52 ose 53 km/h në zonat urbane mund të mos penalizohen menjëherë.

Autoritetet theksojnë se qëllimi i “SafeCity” nuk është ndëshkimi masiv, por rritja e sigurisë në komunikacion dhe ulja e aksidenteve, përmes një sistemi të saktë, transparent dhe të drejtë për të gjithë pjesëmarrësit në trafik.

Related Articles

Back to top button