XStory

Burhani në karrocë nuk lejohet të hypë në autobus, pyet a është barrë për shoqërinë?

Burhan Bekteshi nga Vizbegu i Shkupit ka denoncuar një shofer autobusi publik se disa herë e ka penguar që të hype në autobus. Sipas asaj që ka shkruar në denoncimin e tij në Fejsbuk, ai është lënë disa herë në pikën e pritjes së autobusit në shi e në diell dhe është vonuar disa herë për në punë, por pavarësisht kërkesave të tij, shoferi ka qenë kokëfortë.
“Unë ndjehem më pak se një njeri, më pak se një qytetar, më pak se një qen i rrugës… Sepse një qen ka më shumë liri të ecë nëpër qytet sesa unë që jam në karrocë”, shkruan në reagimin e tij Burhan Bekteshi.
“Unë, Burhan Bekteshi, qytetar i Shkupit dhe përdorues i transportit publik, ngre këtë ankesë të hapur dhe publike ndaj shoferit të linjës nr. 19 (Shkup – Shuto Orizare – Vizbeg).
Ky shofer, në mënyrë të përsëritur, refuzon të më marrë në autobus vetëm pse jam në karrocë invalidore. Jo vetëm që nuk më respekton, por disa herë ka guxuar të më kërcënojë, duke më bërtitur dhe duke deklaruar se nuk do të më marrë më kurrë në mjetin e tij.
Pasojë direkte e këtij diskriminimi:
Kam mbetur në rrugë në shi e diell.
Kam humbur orarin e punës disa herë.
Jam vënë në rrezik të humb vendin e punës vetëm për fajin e këtij shoferi të papërgjegjshëm.
Pra, padrejtësia nuk po më dëmton vetëm mua si njeri në karrocë, por po më rrezikon jetesën, punën dhe dinjitetin tim.
Pyes me lot në sy dhe me revoltë në zemër:
A ka më poshtë se kjo? A është e drejtë që një njeri në karrocë të trajtohet si barrë e jo si qytetar me të drejta të barabarta?
Nëse një shtet nuk respekton qytetarët e tij me aftësi të kufizuara, atëherë çfarë vlere kanë ligjet, çfarë vlere ka vetë fjala “shtet”?”, shkruna Bekteshi.
Ai ka kërkuar nga institucionet heqjen nga puna të shoferit si dhe mekanizma mbrojtës për këtë kategori të qytetarëve.
“Kërkoj urgjentisht:
1. Përjashtimin ose pezullimin e këtij shoferi nga puna, që të mos guxojë më kurrë të fyejë e të diskriminojë qytetarët.
2. Mekanizma mbrojtës për personat me aftësi të kufizuara që përdorin transportin publik.
3. Përgjegjësi institucionale – të mos mbyllen sytë para këtij turpi.
Ky apel nuk është vetëm për mua, por për çdo qytetar në karrocë që sot e nesër do të gjendet në të njëjtën situatë”, shkruan më tej Bekteshi.PortaliX

Related Articles

Back to top button