XStory

Starship i SpaceX realizon me sukses provën e 10-të të fluturimit

Anija kozmike Starship e kompanisë SpaceX, e themeluar nga miliarderi Elon Musk, ka përfunduar me sukses provën e saj të 10-të të fluturimit. Testimi u zhvillua të martën, më 26 gusht, dhe raketa realizoi një ulje të kontrolluar në Oqeanin Indian.

Fluturimi u shty një ditë më parë për shkak të motit të pafavorshëm në qendrën Starbase të SpaceX në Teksas, SHBA. Me këtë provë të re, kompania konfirmoi hapat e rëndësishëm në drejtim të përdorimit të Starship për misione më ambicioze në hapësirë.

Starship konsiderohet një element kyç në planet e NASA-s për rikthimin e astronautëve në sipërfaqen e Hënës, i parashikuar të ndodhë deri në mesin e vitit 2027 ose 2028. Programi gjithashtu shihet si hap i domosdoshëm për misionet e ardhshme drejt Marsit dhe eksplorimin e thellë të hapësirës.

Related Articles

Back to top button