
Shoferi i autobusit me numër pesë të Ndërmarrjes publike gjatë transportit të disa qytetarëve është sjell në mënyrë arrogante, duke përdorur fjalë fyese dhe në fund ka treguar gishtin e mesëm, tregon udhëtari i zgënjyer nga sjellja e shoferit.
“Rreth orës 7:30 shoferi pa arsye fyente”, thotë udhëtari.
Kërkuam përgjigje edhe nga NPQ por prej aty ende pa përgjigje se përse shoferi i autobusit ka treguar sjellje të pahishme ndaj udhëtarëve.
Qytetartët ka me muaj që përballen me mungesë të autobusave. Përveç që presim me orë ata janë të detyruar edhe të përballen me sjelle arrogante nga ana e disa shoferëve.