Ministri i Punëve të Brendshme, Pançe Toshkovski shpalosi detaje për aksionin e sotëm të policisë në në disa shtëpi edhe atë të ish funskionarëve e që kanë të bëjnë me dyshimet për parregullsitë e bëra në Lotarinë Shtetërore. Kallzime penale janë ngritur edhe kundër ish kryeministrit dhe ish zëvëndës kryeministërit.
“Është ngritur kallzim penal më 13.12.2024 nga ana e departamenti për luftimin e krimeve të rënda dhe korrupsionit , kundër tetë personave fizikë, prej të cilëve njëri është ish kryeministrit, njëri është zëvëndës kryeministër, njëri është ish drejtor dhe tjetri sekretar, të tjerët janë administrator shtetërorë”, deklaroi Toshkovski.